Gresa Gashi dhe Mevlan Shaba kanë vazhduar të flasin edhe më shumë për raportin e tyre të krijuar në Big Brother VIP Kosova.
Aktorja ka theksuar disa pika, në të cilat banori e ka shikuar në një mënyrë tjetër, edhe pse nuk ia ka dhënë mundësinë.
“Mua më je afruar në një mënyrë jo të duhur, ma ke gjuajtur. E di shumë mirë se çfarë po flas dhe unë nuk të kam futur. Keni ardhur te Rezi te shtrati, nuk ke ndezur”, u shpreh ajo.
Konkurrentja tutje tha: “E ke provuar në një mënyrë tjetër, herën e dytë më je afruar duke më gjuajtur, mbase nuk të kam dhënë mundësinë doli që je i martuar dhe e ke gruan shtatzënë. E ke ulur veten në mënyrë të thellë”.
Ajo vazhdoi: “E treta, ta dhashë një mundësi të më afrohesh dhe të flasësh me mua, më kërkove falje dhe këtë mundësi e ke fshirë se reagove në mënyrë të keqe me mua”.
Jo vetëm nga Gresa, Mevlani është akuzuar edhe nga vajzat e tjera në shtëpi se i ka ngacmuar.
Të hënën u mësua se ai është në lidhje se po pret të bëhet baba për herë të parë. /Telegrafi/