Prej disa javësh dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Gresa Hoti dhe Andi Artani kanë krijuar një lidhje dashurie brenda shtëpisë së famshme.
Dyshja janë të pandashëm dhe ndonëse kanë debate ata shpesh ndajnë edhe momente intime dhe romantike bashkë.
Edhe mbrëmja e kaluar (e diel) ishte një natë pasionante për ta pasin dyshja në një moment nuk rezistuan duke dhuruar puthje plot afsh.
Theksojmë që të dy janë pjesë e banorëve që u bënë pjesë e shtëpisë së BBVK që nga fillimi.
Gresa më parë u eliminua por që i qëlloi bileta kthyese dhe tashmë po vazhdon garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Përveç banorëve që kanë hyrë që në fillim ka patur vazhdimisht banorë të rinj që i janë bashkuar shtëpisë. /Telegrafi/