Telegrafi

Gresa Behluli sjell një potpuri të veçantë moderne për fundvit

Foto: Gresa Behluli/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli, ka sjell një potpuri këngësh interesante për festat e fundvitit.

Në kuadër të xhirimeve për Vitin e Ri, këngëtarja ka përgatitur një interpretim të veçantë të disa këngëve moderne për fundvit.

Këngët shumë të dashura për publikun si: “Fshatarja ime”, “Merrma shiun e Prishtinës” dhe “Gocë Pejane” vijnë një version të veçantë dhe të kënduar bukur nga Gresa, tamam për t’iu përshtatur atmosferës festive të dhjetorit.

Veshur me një fustan të gjatë dhe plot shkëlqim, këngëtarja arriti që të marrë vëmendje edhe me paraqitjen e saj.

“Ju falënderohem artistëve të mëdhenj Sabri Fejzullahu dhe Bedri Islami që e kanë pasuruar muzikën shqipe me këngë të bukura. Falënderoj edhe kompozitorin e këtyre këngëve, Xhevdet Gashi që më lejoi t’i ripërpunoj”, tha Gresa në një prononcim shkurt për Telegrafin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo përndryshe po përmbyll një vit të suksesshëm me shumë projekte muzikore, njashtu dhe ngjarje të veçanta që karakterizuan jetën e saj private.

Ajo i dha fund beqarisë këtë vit, me një dasmë e cila është komentuar shumë në mediat shqiptare. /Telegrafi/