Telegrafi

Gresa Behluli publikon video të Shkurte Fejzës nga viti 2009: Për ty s’po ecin vitet nëna ime

Foto: Shkurte Fejza/Instagram

Tashmë është bërë virale sfida e famshme e Instagramit “10 Years Challenge”, e cila sfidon personazhet në publikimin e fotografive të 10 viteve më parë.

Një sfide të tillë i janë përgjigjur një pjesë e mirë e emrave të estradës.

Së fundmi, ka qenë këngëtarja Gresa Behluli, e cila ka vendosur të publikojë në rrjetin social Instagram një video, ku bën krahasimin e dy klipeve: një të vitit 2009, e një të 2019.

Bëhet fjalë për klipin “Nëna dhe e bija” të cilën ajo e këndoi së bashku me nënën e saj, Shkurte Fejza, gjersa në videon tjetër, shfaq një nga potpuritë e nënës së saj.

Në përshkrimin që Gresa i bën videos, ajo shkruan se nëna e saj nuk po e ndjen plakjen, pavarësisht kalimit të viteve.

“Për ty s’po ecin vitet mama, zemra”, ka shkruar këngëtarja Behluli në Instagram.

Përndryshe, nënë e bijë janë shumë të angazhuara në projekte muzikore e koncerte muzikore të shumta. /Telegrafi/