Këngëtarja e njohur shqiptare Gresa Behluli, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
Kënga e saj e re titullohet “Babi jem, babushi jem”, të cilën ajo ia dedikon të atit të saj, Hajrush Behlulit.
Kënga është baladë, muzikën dhe tekstin e së cilës e ka realizuar kompozitori Ilir Berani, gjersa për orkestrimin është kujdesur Miti Geci.
Klipi i këngës është mjaft i veçantë dhe sjell atmosferë edhe nga fëmijëria e këngëtares.
Ana vizuale i është besuar produksionit Sekuencë Studio.
Gresa vazhdon të jetë shumë e angazhuar me projekte muzikore e koncerte të shumta, përkrah nënës së saj, këngëtares së njohur Shkurte Fejza. /Telegrafi/