Këngëtarja e njohur Gresa Behluli është duke shijuar ditët e fundit si beqare.
Të mërkurën e datës 27 mars, ajo ka organizuar kanagjegjin e saj, në të cilin ka ftuar familjarë dhe mikeshat më të ngushta.
Ditë më parë ajo festoi me motrat dhe shoqet më të ngushta natën e beqarisë me titull “Një nuse në pritje”, teksa sonte bashkë me familjarët ka gati një aheng më të madh.
E veçanta e këtij kanagjegji është fakti se këngëtarja do të promovojë këngën e saj më të re, që do të jetë njëherësh e fundit si beqare.
Në këto ditë, Gresa dhe partneri i saj kanë organizuar edhe një dasmë madhështore, pjesë e së cilës do të jeni rrethi i ngushtë i të dy palëve.
Gresa përndryshe është shumë e pëlqyer për muzikën e saj, ndërsa shumë prej këngëve të karrierës i interpreton me nënën e saj, këngëtaren e madhe Shkurte Fejza. /Telegrafi/