Telegrafi

Gresa Behluli me ndryshim drastik në dukje, bëhet brune

Foto: Gresa Behluli/Instagram

Këngëtarja e njohur Gresa Behluli, ka qenë mjaft e përfolur këtë vit që pas martesës së saj.

Ajo vazhdon të jetë mjaft aktive në muzikë me projekte të shumta, të cilat gjithnjë priten mirë nga publiku.

Gresa ndërkohë është shumë e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat është thuajse çdo ditë aktive.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, duke treguar ndryshimet e reja drastike të bërë në dukje.

Nga një bionde e zakonshme, ajo është kthyer në një brune të theksuar duke marrë pamje krejt tjetër nga ajo e zakonshmja.

E veshur me një fustan elegant dhe baluket e lëshuara poshtë, Behluli ka marrë edhe më tej vëmendjen e fansave të saj.

Përveç prurjeve muzikore, Gresa po vijon të jetë e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore e dasma, ku këndon krah nënës së saj, këngëtares Shkurte Fejza. /Telegrafi/