Telegrafi

Gresa Behluli ndan me fansat fotografitë familjare nga kanagjegji: Familja është gjithçka!

Foto: Norik Uka

Këngëtarja e njohur Gresa Behluli, ka festuar së fundi mbrëmjen e beqarisë.

Pjesë e kanagjegjit të saj ishin familjarë të shumtë dhe figura publike, të cilët panë nga afër këngëtaren nuse.

E njëjta, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi nga kanagjegji, duke treguar çastet e mira që ka shijuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndër të tjerash, Behluli ka publikuar edhe një fotografi familjare, duke treguar edhe njëherë gjënë më të rëndësishme në jetën e saj.

“Familja është gjithçka”, ka shkruar Gresa në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, pëlqimet dhe urimet e shumta nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar, duke i dëshiruar më të mirat. /Telegrafi/