Këngëtarja e njohur Gresa Behluli feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj.
Mirëpo ndryshe nga herët e tjera, ajo u detyrua që kësaj here ta festojë e mbyllur në shtëpi ditëlindjen e saj, kjo për shkak të rrezikut që ekziston nga pandemia e coronavirusit.
Gresa ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga ditëlindja e kaluar në vetë-izolim, teksa në mbishkrimin e tyre falënderonte motrat e saj që ia zbukuruan këtë ditëlindje.
“18.03. Kjo ditelindje si asnjëherë më gjen në shtëpi në një gjendje emergjent.. Mirënjohëse pa masë për motrat e mia Besiana Behluli dhe Agnesa Behluli që po ma bëjnë këtë ditë prapë të bukur (gjithmonë duke mbajtur distancën e duhur) edhe tortën e ditëlindjes e kanë gatuar me shumë dashuri. Rrini në shtëpi, bashkë do ia dalim”, shkroi këngëtarja Behluli në Instagram.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet që Gresa ka pranuar nga ndjekësit e saj të shumtë për këtë ditëlindje. /Telegrafi/