Telegrafi

Gresa Behluli feston ditëlindjen, Shkurte Fejza e uron me vargje emocionuese (Video)

Këngëtarja e njohur Gresa Behluli feston sot (e shtunë) ditëlindjen e 31-të.

Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Por urimin më të veçantë ajo e ka marrë sot nga mamaja e saj, këngëtarja Shkurte Fejza me të cilën solli pak ditë më parë  edhe bashkëpunimin e ri “Nëna ime”.

Shkurta ka zgjedhur pikërisht disa nga vargjet më emocionuese të kësaj kënge për t’i shprehur urimin e sinqertë vajzës së saj.

“Sot në ditëlindjen tënde gresa ime. Për herë t’parë kur t’mora në gji, jeta mu duk një mrekulli S’mund të them sa u gëzova, zotin e falënderova”, shkruan Shkurte Fejza në urimin e saj në Facebook. /Telegrafi/