Telegrafi

Gresa Behluli i drejtohet kryeministrit: Kot po ngul këmbë për taksën, prapëseprapë disenjatorët serb po i zgjedhin

Foto: Gresa Behluli/Instagram

E përfolur për dasmën e saj ndoshta me një zhurmë mediatike më të madhe se që duhet, por së fundmi, këngëtarja Gresa Behluli rrëmbeu vëmendjen me diçka tjetër.

Një reagim i bërë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ka bërë që fansat e këngëtares të njihen me një anë tjetër të saj.

Lexo po ashtu Gresa Behluli: Fustani i bardhë - ëndrra që mu bë realitet, dua që së shpejti të bëhem edhe nënë

Mesa duket, komenti “Lepotica” i grimeres Sellma Kasumoviç te fotografia e vajzës së Arkanit, si dhe përzgjedhja e stilistit serb Mihaljo nga një nuse e familjes Thaçi, kanë çuar këngëtaren dej në këtë reagim.

Ndër të tjerash, ajo shkruan se a duhet të jetë patjetër mbesë dëshmori siç është ajo, për të ndjerë dhimbjen që serbët iu kanë shkaktuar shqiptarëve.

Në fund të letrës, ajo i drejtohet kryeministrit të vendit me fjalët se kot po qëndron stoik ndaj taksës 100 për qind për shtetin serb, ngase sipas saj prapëseprapë po përzgjidhen disenjatorët serb për stilimin e fustaneve, si në rastin konkret.

“Lepotice”
“E kam pas ANDERR me me vesh Mihajlo”, etj…”
A thu jam rrit une gabim?
A thu duhet me qene patjeter mbese e nje deshmori te kombit sic jam une per me e ndi dhimbjen e bashkqytetareve ne Kosove?
A thu 2019 qenka vit ku zyrtarisht duhet me harru luftën edhe çdo gjë të tmerrshme që na kanë shkaktu serbët? Ku është poenta e gjitha kampanjave “Duaje Tënden dhe bojkoto produktet e Serbisë?
Z.Kryeministër si duket kot po ngul këmbë ti me taksën 100 % se po shkojkan prap në Serbi me i dhanë Mihajlove e jo dizajnereve tanë , pavarësisht që janë më të talentuar”, ka qenë reagimi i këngëtares Behluli në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Gresa Behluli/InstaStory