Telegrafi

Gresa Bakraqi vazhdon me rekorde, kësaj radhe në 1500 metra

Gresa Bakraqi zuri vendin e katërt në disiplinën 1500 metra në Kampionatin Ballkanik të Atletikës në Sallë, të mbajtur sot në Stamboll të Turqisë.

Atletja jonë theu rekord të Kosovës me kohë 4 minuta e 24.10 sekonda, derisa fitoi 1039 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF).

Ky është i katërt i Gresa Bakraqit këtë vit.

Rekord të Kosovës theu edhe Albion Ymeri, që doli i nënti në disiplinën me kohë 8:18.35, ndërsa fitoi 913 pike të IAAF-it.

Bakraqi dhe Ymeri janë bursistë të KOK-ut për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Në 800m. Astrit Kryeziu zuri vendin e gjashtë me kohë 1:52.78 dhe fitoi 1001 pikë.