Telegrafi

Gresa Bakraçi vazhdon me rekorde të reja të Kosovës

Atletja nga Kosova, Gresa Bakraçi po vazhdonë të thyejë rekorde dhe të vendos rekorde të Kosovës në garat ndërkombëtare.

Emri i Gresës po vazhdon të mbetet aktual dhe çdo ditë e më shumë po shfaqet në garat në arenën ndërkombëtare.

Atletja jonë ka pasur paraqitje të shkëlqyer së fundmi në garat e mbajtura në Kroaci.

Lexo po ashtu Gresa Bakraqi thyen dy rekorde të Kosovës në atletikë, në 800 dhe 1500 metra

Gresa pati performancë të shkëlqyer në gjysmë-maratonën e mbajtur në qytetin e Splitit.

Vajza nga Peja e përfundoi garën në vendin e tretë me rezultat të shkëlqyer prej 1 orë, 17 minuta dhe 22 sekonda.

Atletja më e mirë në Kosovë për vitin 2021 theu edhe dy rekorde të Kosovës para disa ditësh në fazën e dytë të përgatitjeve, ku njëkohësisht po merrte pjesë edhe në dy mitingje ndërkombëtare në Zagreb të Kroacisë. /Telegrafi/