Site icon Telegrafi

Greqia vepron ndryshe nga BE, hap kufijtë për Shqipërinë prej 1 korrikut

Prej 1 korrikut, shqiptarët nga Shqipëria do të mund të hyjnë lirisht në Greqi edhe për turizëm. Vendimin e qeverisë së Athinës e bëri të ditur zëdhënësi Stelios Petsas, i cili njoftoi lejimin fillimisht të hyrjes së lirë vetëm përmes pikave kufitare tokësore të Kapshticës dhe Kakavijës.

Vendimin për lejimin edhe të fluturimeve ajrore, Athina pritet ta marrë pas 1 korrikut kur pritet të përcaktohen rregullat për “rikthimin në normalitet” të të gjitha fluturimeve ndërkombëtare, siç u shpreh Petsas.

Veç Shqipërisë, prej 1 Korrikut Greqia do t’i hapë kufijtë edhe për vendet e tjera kufitar, si Maqedonia e Veriut, Bullgaria e Turqia. Athina kishte planifikuar hapjen e kufijve tokësorë, detarë e ajrorë për Shqipërinë që më 15 qershor, ditën kur i hapi me shumicën e vendeve të hapësirës Shengen. Megjithatë e shtyu zbatimin e planit për shkak të shtimit të rasteve ditore të infektimit me COVID-19 në Shqipëri.

Greqia është i pari vend i BE-së që hap kufijtë për shtetasit shqiptarë, duke shkuar përkundër vendimit të ambasadorët e shteteve anëtare morën gjatë fundjavës për t’i hapur për Serbinë dhe Malin e Zi, por jo për vendet e tjera të rajonit. Si argument u përdor shtimi i rasteve të infektimeve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit. Por ky rezulton të jetë një argument pa baza, pasi Shqipëria ka më pak të prekur dhe viktima se Serbia në krahasim me numrin e popullsisë.

Shqipëria numëron 857 të prekur dhe 20 të vdekur për 1 milionë banorë, ndërsa Serbia numëron pothuajse dyfishin si për të prekurit ashtu edhe për viktimat e COVID-19ës për 1 milion banorë.  Serbia ka po ashtu 26% më shumë infektime aktive se Shqipëria. Të dhënat zyrtare flasin qartë. Serbia rezulton me keq se Shqipëria në çdo tregues që mat ecurinë e pandemisë. Aq më tepër kur mediat e rajonit kanë hedhur dyshime se Serbia i ka manipuluar të dhënat, duke ulur numrin e vdekjeve nga COVID-19./Tv Klan

 

Exit mobile version