Në fjalimin me të cilin ka hapur Panairin e 85 Ndërkombëtar të Selanikut kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paraqitur politikën ekonomike të qeverisë së tij për dy vitet e ardhshme dhe ka njoftuar shkurtime të taksave si dhe një sërë masash për familjet në nevojë.
Në konsultim me stafin financiar, ne po shpallim sot përmirësimin e synimit te rritjes ekonomike për vitin 2021 nga 3.6 për qind në 5.9 për qind.
“Lajme inkurajuese edhe për bizneset, tatimi mbi të ardhurat zvogëlohet nga 24 për qind në 22 për qind në mënyrë të përhershme”, tha Mitsotakis.
Gjithashtu ai ka shpallur një plan veprimi kombëtar për të rinjtë të cilët sipas tij u rritën gjatë krizës ekonomike, përjetojnë karantinat si dhe krizën klimatike.
“Që tani e tutje, të rinjtë deri në moshën nga 29 qe nuk kane punuar asnjëherë, nëse punësohen me kohe te plote, do të subvencionohen nga shteti me 1,200 euro për 6 muaj. 600 do të shkojnë tek punëdhënësit për uljen e kostove të pagës, dhe 600 të tjerat do t’u jepen atyre përveç pages qe do marrin”, është shprehur ai.
Duke theksuar se përgjigja e vetme ndaj pandemisë është vaksinimi, Mitsotakis ka premtuar stimuj tek të rinjtë nga mosha 15-17 vjeç që do të vaksinohen 50 GB internet dhuratë.
Ndërkohë gjatë gjithë pasdites të së shtunës mbi 22 mijë vetë pjesëtare të sindikatave të ndryshme kanë protestuar në rrugët e Selanikut kundër rritjes së çmimeve, papunësisë dhe politikave ekonomike qeveritare.
Mbi 3,500 të tjerë kanë protestuar ndaj vaksinimit të detyrueshëm, një protestë e cila degjeneroi në dhune dhe forcat policore janë detyruar t’i shpërndajnë protestuesit me gaz lotsjellës dhe makinën e ujit me presion. /TCH/