Site icon Telegrafi

Greqia planifikon të ndërtojë një gardh lundrues të gjatë 2.7 kilometra, për të ndaluar arritjen e refugjatëve

Me shpresën që do të ndalojë refugjatët të futen nga Turqia në ishujt e vet, Greqia do të ndërtojë një gardh lundrues në Detin Egje.

Euro News raporton se ky gardh i gjatë 2.7 kilometra, do të jetë i thurur shpesh me tela që të bëhet i padukshëm, ndërsa do të jetë i gjatë 50 centimetra në mënyrë që të mbajë dritat, transmeton Telegrafi.

Lidhur me ndërtimin dhe mirëmbajtjen për katër vjet të këtij muri, janë ofruar 500 mijë euro.

Ministria Greke e Mbrojtjes e ka hapur projektin për tenderimin dhe pret bashkëpunim me ndërmarrësit privat, të interesuar për ndërtimin e këtij muri, që kërkohet të instalohej brenda tre muajve.

Duhet të jetë “me specifikime jo ushtarake”, tha ministria, me “karakteristika specifike për kryerjen e misionit të agjencive detare në menaxhimin e krizës së refugjatëve”.

Projekti vjen si pjesë e masës së qeverisë së re Greke, për të përmbushur premtimin e saj për të marrë një qëndrim më të ashpër mbi migracionin e paligjshëm.

Gjatë vitit të kaluar, më se 60 mijë refugjatë kanë arritur në Greqi, që është një numër dy herë më i madh se i një viti më herët. /Telegrafi/

Exit mobile version