Site icon Telegrafi

Greqia pezullon lëshimin e vizave në Shqipëri

Për shkak të situatës së krijuar në Shqipëri nga coronavirusi, Greqia ka vendosur të pezullojë lëshimin e vizave nga autoritetet konsullore greke në Shqipëri, njofton Vizion Plus.

“Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar. Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore”, njoftoi ambasada greke në Shqipëri nëpërmjet “Facebook”.

Në fund të gushtit, qeveria greke vendosi të shtyjë deri në mes të shtatorit mbylljen e kufijve për shqiptarët.

Në fuqi vijojnë të mbeten numrat e limituar (750 dhe 300) për hyrjet nga Kakavija dhe Kapshtica.

Exit mobile version