Pavarësisht krizës financiare, Greqia është midis vendeve të Eurozonës që kanë dalë relativisht mirë që nga zbatimi i monedhës së përbashkët 20 vite më parë.
Agjencia financiare e lajmeve Bloomberg, renditi vendet anëtare të Eurozonës sipas nivelit të shfrytëzimit të mundësive që ofron monedha e përbashkët, duke i klasifikuar ato nga A në C. Greqia ka një B për performancën e saj të kënaqshme brenda Eurozonës.
Bloomberg argumentoi se edhe pse vendi ka vuajtur tmerrësisht gjatë krizës së borxheve të saj, ajo ka arritur të ndërtojë marrëdhënie të reja tregtare me zonat e pasura të Evropës.
Ajo shtoi se koncesioni i politikës monetare në një bankë qendrore të besueshme solli stabilitet më të madh të çmimeve në vitet e para dhe se Greqia kohët e fundit ka pasur një përmirësim në lidhje me konkurrencën e saj. /Telegrafi/