Telegrafi

Greqia një kundërshtar të cilin e njohim – katër përballje me ta, këto janë rezultatet dhe statistikat

Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet sot (e diel) në shtëpi ndaj Greqisë në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Dardanët janë nikoqir të një kundërshtari që e njohin mjaft mirë, pasi janë takuar shpeshherë kohëve të fundit dhe tani e presin në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Ndeshjet mes Kosovës dhe Greqisë janë kthyer në një trend kohëve të fundit, pasi për më pak se dy vjet, përfaqësuesja jonë ka zhvilluar katër takimeve me helenët.

Lexo po ashtu Giresse: E kemi analizuar Greqinë, duam ta dominojmë dhe ta mposhtim

Megjithatë, takimet mes Kosovës dhe Greqisë gjithnjë kanë sjell rivalitet të madh dhe bilanci është thuajse i barabartë.

Tri ndeshjet kanë përfunduar me barazim, ndërsa në një rast Greqia ka shënuar fitore, shkruan Telegrafi.

Greqia ka fituar më 6 shtator të vitit 2020 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës C të Kombeve.

Pastaj, Kosova barazoi (0:0) në udhëtim te Greqia më 14 tetor të vitit 2021.

Lexo po ashtu Giresse pritet t'i bëjë disa ndryshime, formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Greqisë

Në kualifikueset për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, Kosova dhe Greqia barazuar në dy ndeshjet me rezultat identik 1-1, të parën në Prishtinë më 5 shtator dhe të dytën në Athinë më 14 nëntor, 2021.

Goldallimi është në favor të grekëve, pasi nga këto katër ndeshje kanë shënuar katër gola, ndërsa Kosova e ka tundur tri herë rrjetën.

Statistikat e ndeshjeve mes Kosovës dhe Greqisë 

/Telegrafi/