Site icon Telegrafi

Greqi, Parlamenti miraton planin e tretë prej 85 miliardë euro – voton pro edhe opozita

Pas debateve të shumta që zgjatë thuajse gjatë gjithë ditës së enjte, mëngjesin e së premtes Parlamenti i Greqisë miratoi planin e tretë të shpëtimit financiar të vendit.

Ky plan i tretë i ndihmës financiare, që është 85 miliardë euro, u miratua falë edhe votave të opozitës.

Plani u miratua me 222 vota pro, 64 kundër dhe 11 abstenime.

Përpara votimit, kryeministri grek, Aleksis Tsipras tha se “priste që plani të miratohej, për të siguruar mbijetesën e vendit dhe për të vazhduar punën e nisur”. /Top Channel/

Exit mobile version