Manchester United ka marrë një tjetër fitore të madhe në udhëtim te Aston Villa me rezultat 0-3.
Ishte një ndeshje e dominuar nga United nga fillimi i saj deri në fund, ku golat u shënua nga Bruno Fernandes, Mason Grenwood e Paul Pogba.
Talenti i madh anglez, Mason Grenwood me golin e realizuar në minutën e 45+5 ka arritur të barazoj një rekord të madh të legjendës Wayne Rooney.
Tinejxheri i Djajve të Kuq realizoi golin e nëntë këtë edicion në Ligën Premier dhe tani është bërë vetëm 18-vjeçari i tretë në histori të elitës së futbollit anglez që shënon nëntë gola brenda një sezoni.
Këtë më parë e kishte bërë Micky Quinn me Conventry Cityn në vitin 1992, ndërsa së fundmi të njëjtën gjë e kishte arritur Wayne Rooney në edicionin 2003/2004.
Megjithatë Grenwood ka mundësinë që ta mbajë i vetëm këtë rekord, pasi deri në fund të kampionatit janë edhe katër xhiro për tu zhvilluar.
Grenwood duhet të shënoj edhe një gol për ta shkruar emrin e tij në historinë e Ligës Premier si 18-vjeçari i vetëm që ka arritur të realizoj së paku 10 gola brenda një edicioni.
Anglezi i talentuar përveç nëntë golave të shënuar deri më tani në kampionat, ka shënuar edhe tetë të tjerë në garat e tjera, ndërsa ka kontribuar me pesë asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Px5YQJ0e4ek&feature=emb_title