Telegrafi

Grenelli tha se Serbia do të ndalë fushatën kundër Kosovës, Daçiq thyen premtimin i reagon Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq i cili sot ka falënderuar Algjerinë për mosnjohjen e Kosovës, gjatë një bisede telefonike me homologun nga Algjeria, Sabri Bukadum.

Osmani ka thënë se kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, e cila një ditë më parë tha se do të ndalë fushatën e çnjohjeve ndaj Kosovës.

“Sot, Daçiq falënderon Algjerinë për pozicionin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Prit një minutë: A nuk janë pajtuar që ta ndalin këtë absurditet. Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, miq: Të hënën, ata i premtojnë SHBA-së që të ndalin fushatën. Të martën, ata e rifillojnë atë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Se Sebria është pajtuar për ndalë fushatën kundër Kosovës e ka konfirmuar dje ambasadori Richard Grenell, i cili ka dhënë njoftimin për takimin e 27 qershorit që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington./Telegrafi/