Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka vazhduar me deklarata kundër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Sot, Grenell përmes një postimi në Twitter e ka quajtur Kurtin antiamerikan, ndërsa në postimin tjetër në Twitter, ai thotë se kreu i Vetëvendosjes ka bërë disa veprime kundër presidentëve amerikanë, duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
“Albin Kurti ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në një përpjekje për ta ndalur presidentin Obama që ta mbështesë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Joe Biden gjithashtu e ka nxitur Kurtin në atë kohë që ta mbështesë demarkacionin – por, ai në vend të kësaj zgjodhi terrorizmin”, thotë Grenell. /Telegrafi/
Albin Kurti threw tear gas into Kosovo’s parliament in an effort to stop the President Obama supported demarcation with Montenegro.
Joe Biden also urged Kurti at the time to support the demarcation – and he resorted to terrorism instead.https://t.co/91qV6tQUNH
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 2, 2021