Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur për qëndrimet që ai ka mbajtur ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Grenell tha se nuk ka mbajtur asnjëherë qëndrim personal ndaj Kurtit, por vetëm për politikat e tij në Kosovë.
“Ju sfidoj të gjeni sikur një shembull ku unë personalisht kam folur për Kurtin. Gjithmonë kam folur për politikat amerikane. Kur lidhem një marrëveshje ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, dhe meqë ra fjala dua të komplimentoj administratën Biden që e ka përqafuar atë marrëveshje. Se tani do ta zbatojnë ata këtë marrëveshje.
Për Grenell, refuzimi i gazsjellësit amerikan nga qeveria Kurti, është një problem.
“Nuk jam i sigurt se populli do te mbështeste refuzimin e gazsjellësit të pastër. Kjo s’do mend. Në mënyrë thelbësore, refuzimi i një ideje amerikane për energji te pastër, është shumë problem”, shtoi ai.
Grenell konsideron se Kurti s’ka shumë raste që shtyn politika përpara, për të cilat thotë se qeveria amerikane mund të jetë dakord.
“Ai sikur po kthen pas shume progres që është bërë . Sigurisht, kush do pronësi të qeverisë dhe Kurti këtë pozicion po mban”, deklaroi Grenell në Opinion.