Telegrafi

Grenell përsëri kundër Kurtit: Ai do të jetë edhe kundër Biden siç ka qenë deri tash anti-amerikan

Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka vazhduar edhe sot me deklarata kundër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti.

Grenell përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Kurti ka qenë kundër të gjithë veprimeve të arritura deri më sot për Kosovën nga ish presidentët e SHBA-së.

“Kurti ishte kundër Bill Klintonit në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bush në Vienë. Kurti ishte kundër Barak Obamës dhe Joe Biden për Demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trump për Marrëveshjen Ekonomike për Normalizim. Ai do të jetë kundër Joe Biden përsëri. Ai është anti – amerika”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Lexo po ashtu Grenell vazhdon ta kritikojë Kurtin, thotë se veproi kundër Obamas dhe Biden

Ndryshe, një ditë më parë, Grenell përmes një postimi në Twitter e ka quajtur Kurtin antiamerikan, ndërsa në  postimin tjetër në Twitter, ai kishte thënë se kreu i Vetëvendosjes ka bërë disa veprime kundër presidentëve amerikanë, duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/