Site icon Telegrafi

Grenell “kapet” edhe me Gjermaninë: Jeni në anën e gabuar të historisë, po përqafoni një fashist si Kurti

Ish-emisari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka reaguar ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde lidhur me vizitën e Sekretares Parlamentare të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Republikës së Gjermanisë, Siemtje Möller.

Grenell në platformën “X” ka shkruar se “gjermanët janë në anën e gabuar të historisë”.

Ai gjithashtu e quan fashist kyreministrin Albin Kurti.

“Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që ka hedhur Perëndimi. Mjerisht, qeveria gjermane dështoi të përqafonte zgjidhjet që Thaçi dhe Vuçiq ranë dakord të parashtronin së bashku. Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë: duke përqafuar fashistin Kurtin”, ka shkruar Grenell.

Lexo po ashtu Grenell e quan Kurtin "ekstremist", thotë se Vuçiq menaxhoi më mirë krizën në raport me Kosovën

Grenell ka shtuar se “çdo vend në mbarë botën e dënoi Kurtin për ndezjen e dhunës – përveç Gjermanisë”

“Republikanët dhe demokratët rrallë bien dakord…por ata pajtohen se problemi është Kurti”, shkruan ai.

Ish-emisari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, ditë më parë adresoi kritika të shumta ndaj kryeministrit Kurti.

Duke komentuar fitoren e Aleksandar Vuçiq dhe partisë së tij SNS në Serbi, Grenell shtoi se kjo fitore erdhi si rezultat i menaxhimit të situatës me Kosovën, duke pohuar se sjellja e Albin Kurtit, të cilin e etiketon si “ekstremist”, ka pasur ndikim në këtë rezultat. /Telegrafi/

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1736973242953527793

Exit mobile version