Site icon Telegrafi

Gregg Popovich ka pësuar goditje në tru – San Antonio ka dhënë detajet e fundit

Trajneri i San Antonio Spurs, Gregg Popovich ka pësuar goditje në tru, njoftoi klubi i NBA.

Popovich është një nga trajnerët më jetëgjatë në historinë e NBA dhe një nga më të dekoruarit.

Në fillim San Antonio deklaroi vetëm se ai do të mungonte duke mos treguar kohën.

Tani është zbuluar një realitet disi më i zymtë dhe fakti që ai ka pësuar goditje në tru. Ai pati sulmin më 2 nëntor dhe filloi procesin e rehabilitimit që tani po vazhdon.

Spurs zbulojnë se rikuperimi i tij i plotë pritet në periudhën e ardhshme, por nuk mund të specifikojnë se kur do të ndodhë kjo.

Në të njëjtën kohë, ata falënderojnë tifozët dhe komunitetin e San Antonios për sigurimin e privatësisë dhe qetësisë gjatë ditëve të mëparshme për familjen e trajnerit legjendar.

 

Popovic është 75 vjeç dhe është në bankinën e San Antonios që nga viti 1996. Ai formoi një brez me treshen mrekullibërëse Tim Duncan, Manu Ginobili dhe Toni Parker, e cila formoi një nga skuadrat më të mira në 30 vitet e fundit.

Ai fitoi pesë unaza kampionati NBA me San Antonio./Telegrafi/

Exit mobile version