Telegrafi

Greg Popovich edhe tri vite në San Antonio Spurs

Një nga trajnerët më të mirë të basketbollit në histori, Greg Popovich, duhet të nënshkruajë një kontratë të re trevjeçare me San Antonio Spurs, raporton ESPN.

Gjithashtu, televizioni raporton se ky do të jetë 24-t me radhë i trajnerit si dhe do të vazhdojë të mbetet strategu më i paguar në NBA.

Le të kujtojmë, San Antonio u mposht në “playoffs” nga Denver Nuggets me rezultat 3:2 dhe kështu ky sezon ka përfunduar për teksasianët.

Ndryshe, 70-vjeçari deri më tani ka fituar pesë herë titullin e kampionit në ligën më të fortë të basketbollit.

Në një karrierë të pasur, Popovich deri më tani ka 1245 fitore dhe është trajneri i tretë me më së shumti triumfe pas Don Nelsonit dhe Lenny Wilkins. /Telegrafi/