Gregg Popovich shkruan emrin e tij në librin e artë të historisë së NBA. Skuadra e tij, San Antonio Spurs mposhti në ndeshjen e radhës Philadelphian 102-86 duke bërë që Popovich të shënojë fitoren e tij të 1127 në karrierë duke u bërë trajneri i parë së bashku me Jerry Sloan që arrin këtë kuotë suksessesh me të njëjtën skuadër.
Diferenca qëndron se Sloan e regjistroi këtë shifër fitoresh me Utah në dy periudha të ndryshme. Për të gjunjëzuar 76-ers, San Antonios i mjaftuan 19 pikët e Leonard dhe statistikat e Dedmon që e mbylli sfidën me 13 pikë dhe 10 topa në tabelë
Golden State fluturon në ndeshjen e tij të radhës duke fituar derbin kalifornian me LA Clippers, të cilën e mundi në Staples Center me rezultatin 133-120 për të regjistruar fitoren e 9 radhazi në përballjen direkte me këtë skuadër, transmeton t.ch.
Stephen Curry, që e mbylli ndeshjen me 29 pikë, regjistroi trepikësshin e tij të 200 në këtë sezon duke u bërë i pari basketbollist në historine e NBA, që e arrin të shënojë të paktën për 200 herë nga distanca e 3 pikëve gjatë një sezoni për 5 vjet radhazi.
Në ndeshjet e tjera, atlanta fitoi ndaj houston në Tuoyota Center 113-108, ndërsa Ëashigtoni fitoi ndaj LA Lakers me rezultatin 116-108.