Site icon Telegrafi

Grealish nënshkroi marrëveshje rekorde me Puman – por si krahasohet me lojtarët e tjerë

Jack Grealish arriti të bëhej lojtari i parë britanik që nënshkruan një kontratë të majme sponzorizuese me atlete, në këtë rast me Puman.

Anësori i Anglisë dhe Manchester Cityt u largua nga gjigandi amerikan Nike, atletët e të cilit i kishte veshur që në hapat e parë të karrierës së tij, për të nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Puman prej 12 milionë euro në sezon.

Kompania gjermane ka dizajnuar tashmë fanellat e Cityt për katër vjet dhe trajneri i tyre Pep Guardiola është ambasador.

Por, si krahasohet marrëveshja e anglezit me markën e veshjeve, me lojtarët e tjerë:

KYLIAN MBAPPE (Nike, 16 milionë funte në vit)

 

CRISTIANO RONALDO (Nike, 17 milionë funte në vit)

LIONEL MESSI (adidas, 20 milionë funte në vit)

ERLING HAALAND (Nike, 22 milionë funte në vit)

NEYMAR (Puma, 25 milionë funte në vit). /Telegrafi/

 

Exit mobile version