Nënat e dinë sa e vështirë është jeta nëse i rritni 3, 4 apo më shumë fëmijë, megjithëse të qenurit nënë e shumë fëmijëve sjell disa përfitime.
Të pasurit shumë fëmijë është diçka që ja mbush jetën me shumë aventura, sasi të mahnitshme të dashurisë dhe ju garanton kujdesin dhe mbështetjen e nevojshme në pleqëri, transmeton Telegrafi.
Por, duket se lindja e shumë fëmijëve mund t’ju dhurojë shumë më shumë se kaq.
Ekspertët kanë zbuluar se aq më shumë fëmijë që keni, aq më gjatë jetoni, dhe shpjegimet e tyre janë mjaft bindëse.
Hulumtimet tregojnë se sa më shumë fëmijë që ka një femër, aq më gjatë jeton
Ekipi i hulumtuesve anglezë ka studiuar një grup të madh të pleqve australianë për të zbuluar ndikimin që ka në jetëgjatësi mungesa apo prezenca e fëmijëve në jetën e tyre.
Sipas tyre, femrat që i kanë 2 fëmijë kanë 17% rrezik më të ulët të vdekjes krahasuar me ato që nuk kanë fëmijë. Femrat me 3 fëmijë kanë 20% rrezik më të ulët, dhe sa më shumë fëmijë, rreziku vazhdon të ulet.
Por përse ndodh kjo?
Lindja e fëmijëve e ngadalëson plakjen qelizore – sipas një teorie
Një studim i kryer nga ekspertët e Kanadasë ka treguar se lindja e shumë fëmijëve e ngadalëson procesin e plakjes së qelizave te nënat.
Edhe konteksti social dhe psikologjia mund të jenë të rëndësishme
Ekspertët thonë se ka edhe një arsye tjetër për lidhjen e fëmijëve me jetëgjatësinë e nënës. Ata thonë se nënat e shumë fëmijëve në përgjithësi kanë më shumë mbështetje nga miqtë dhe familjarët, gjë e cila në mënyrë pozitive ndikon në gjendjen e tyre fizike dhe emocionale. /Telegrafi/