Gratë e Maqedonisë të cilat janë të punësuara kanë vetëm 15% të kohës për t’iu përkushtuar aktiviteteve të lira, ndërsa tek gratë e papunësuara 21% për aktivitete të lira, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në mjediset urbane gratë mesatarisht brenda ditës kalojnë nga 2 orë e 16 minuta në argëtim dhe kulturë, përderisa në mjediset rurale gratë kanë nga 1 orë e 13 minuta kohë për argëtim, njofton AIM.
Nga të gjitha aktivitetet shtëpiake të grave, 16% bëjnë pjesë pastrimi i shtëpisë, ndërsa mesatarisht gjatë ditës nga 1 orë e 50 minuta shikojnë televizor. Ato gra të cilat kanë fëmijë shpenzojnë nga 1 orë e 57 minuta për kujdesin e tyre. /Telegrafi/