Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se eliminimi i pabarazisë gjinore në Kosovë duhet të arrihet më disa faza.
Ai tha se fillimisht është e rëndësishme që të fuqizohet gruaja brenda familjes, pastaj në jetën ekonomike dhe në pozitat vendimmarrëse.
Në takimin konsultativ me temë “Angazhimi i Kosovës drejt integrimit evropian nga perspektiva gjinore”, Bislimi përmendi masat qeveritare që sipas tij, kanë kontribuar në luftimin e pabarazisë gjinore.
Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit parlamentar për integrime evropiane, Rrezarta Krasniqi, tha se shumë gra ende përballen me diskriminim në tregun e punës, financa dhe pronë.
Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, kërkoi më shumë angazhim nga institucionet për arritjen e barazisë gjinore. /kp/