Telegrafi

Gratë e moshuara grindeshin për dritaren e autobusit, por reagimi i një adoleshenti i la gojëhapur (Video)

Një adoleshent i ka bërë ‘për pesë pare’ dy gra të moshuara, të cilat janë grindur për shkak të një dritareje në autobus.

Një video amatore shfaq momentin kur gratë dëgjohen duke sharë njëra tjetrën, pasi që njëra prej tyre e hapte dritaren derisa tjera e mbyllte, dhe e gjithë kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Glasgoë, transmeton Telegrafi.

Por grindja e tyre e pakuptimtë ndërpritet befasisht nga një 17-vjeçar, i cili ishte ngopur me veprimet e tyre duke u thënë, “mjaft u sollët si fëmijë”.

Kjo video është postuar në Facebook, dhe deri më tani është shikuar mbi 48 mijë herë dhe ka nxitur mbi 200 komente dhe shpërndarje. /Telegrafi/