Site icon Telegrafi

Gratë e Jemenit u tregojnë forcën armiqve (Foto)

Shumë gra në Jemen zaptuan rrugët duke mbajtur në dorë granatahedhës, anti-tanke apo edhe armë të tjera zjarri për t’i dërguar një mesazh force koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite, të cilët kanë pasur një rol të rëndësishëm në luftën që ka shkaktuar vdekjen e mbi 10 mijë civilëve.

Një ditë më parë, një i dërguari i OKB-së zhvilloi bisedime me Presidentin e Jemenit, Abedrabbo Mansour Hadi, në një përpjekje për të kthyer armëpushimin dhe për nisjen e bisedimeve politike për t’i dhënë fund konfliktit brutal.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se vdekja e civilëve nga luftimet prej marsit 2005, kur edhe forcat e udhëhequra nga Arabia Saudite ndërhynë në vend, ka arritur shifrat e 10 mijë personave.

Një nga vendet më të varfra të botës arabe, Jemeni, përcjell TCH, hyri në një kaos më të thellë, kur koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri në vitin 2015 për të shtyrë mbrapa rebelët që kishin marrë Sanaa dhe pjesë të tjera të vendit.

Qindra gra të armatosura kanë dalë në qytetin e Sanna për të mbështetur rebelët shiit Huthi dhe mbajtën armët që përdoren për qëllime ceremoniale, për të marrë pjesë në paradën anti-Arabi Saudite.

Kombet e Bashkuara e rendisin konfliktin në Jemen, si një nga krizat më të këqija humanitare në botë.

Exit mobile version