Së fundmi, ndihmë ndaj rajoneve të përmbytura kanë ofruar edhe gratë e burgosura në Idrizovë. Ata janë të gatshme që të pranojnë veshje dhe shtretër dhe t’i pastrojnë e hekurosin, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, gratë e bugrosura shprehin gatishmërinë që kuzhinën e tyre ta vënë në shërbim të banorëve të zhvendosur dhe të gatuajnë, duke theksuar se kjo është më e pakta që mund të bëjnë, por janë të gatshme të kontribuojnë në çdo aspekt./Telegrafi/