Gratë e ambasadorëve të Holandës, Greqisë, Italisë dhe Francës, sotë kanë qëndruar në Kumanovë dhe Nagoriçan të vjetër, për të vizituar njerëzit e njohur të kulturës dhe historisë në rrethinën e të dy komunave dhe subjektet ekonomike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Mysafiret janë pritur nga pushteti vendor, ku kishin organizuar ceremoni pritjeje në hapësirat e komunës së Kumanovës, ndërkaq për Matilda Beleli, grua e ambasadorit italian, kjo ishte vizita e dytë në këtë qytet.
Pjesë e vizitës së grave të ambasadorëve do të jetë edhe kompleksi në Pelincë, bulevardi i Nagoriçanit të vjetër, kisha ”Shën Gjergji”, si dhe kapacitetet e këpucëtarëve në Kumanovë./Telegrafi/