Site icon Telegrafi

Grasshoppers ende nuk ka marrë vendim për Meritan Shabanin

Meritan Shabani ka qenë njëri nga talentët më premtues te Bayern Munichu katër vite më parë, por karriera e tij nuk ka shkuar ashtu siç të gjithë prisnin.

Lëndimet e shpeshta bën që Bayerni ta shiste yllin nga Kosova në skuadrën angleze Wolverhampton Wanderers, por as aty Shabani nuk arriti të depërtojë në ekipin e parë.

Sulmuesi kosovar është nën kontratë me Wolves, por ai nuk preferohet nga klubi anglez që i ka bërë të qartë të gjej një skuadër të re.

Prej disa ditësh Shabani është duke stërvitur me gjigantin zviceran Grasshoppers të cilët kanë pronarët e njëjtë me Wolves.

Megjithatë trajneri i GC, Giorgio Contini ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do ta ndalë Shabanin në skuadër dhe ta ketë nën urdhrat e tij për edicionin e ardhshëm.

Së bashku me Shabanin ishte në prova edhe mesfushori Tsiy William Ndenge të cilit tanimë klubi zviceran i ka ofruar një kontratë një vjeçare.

23-vjeçari me prejardhje nga Kosova do ta mësoj të ardhmen e tij në fillim të kësaj jave ku trajneri Contini pritet të marrë vendimin nëse do ta ndalë në skuadër apo jo.

Kujtojmë që Shabani ka nisur karrierën te Bayern Munich, derisa përveç Wolvves për gjashtë muaj ishte i huazuar edhe tek skuadra holandeze VVV-Venlo. /Telegrafi/

Exit mobile version