Një femër është arrestuar në Graqanicë, pasi që e njëjta kishte rrezikuar fëmijën e saj.
Sipas raportit të policisë e dyshuara kishte urdhër nga gjykata ta përdorë terapinë e përshkruar nga psikiatri.
“Raportohet se është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte urdhër nga gjykata t’ a përdorë terapinë e përshkruar nga psikiatri, por e njëjta nuk e kishte përdor me ç’ rast ka rrezikuar djalin-fëmijën e saj. Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Telegrafi/