Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj, do të bëhen prindër.
Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari i Arsenalit duke i njoftuar ndjekësit e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.
26-vjeçari e ka publikuar një fotografi të Leonitës teksa i qëndron prapa dhe i gjithë fokusi dhe duart janë te barku i fryrë.
“Mami dhe babi po të presin”, ka shkruar Xhaka në përshkrim duke marrë urime të shumta nga fansat dhe personalitete e njohura.
Graniti dhe Leonita janë në lidhje qe një kohë të gjatë, ndërsa ata u martuan në vitin 2017. /Telegrafi/