Programi për grante të vogla’, pjesë e programit internacional ‘Eko grante’, sërish është i hapur për kopshtet anëtare në rrjetin kombëtar të eko kopshteve, njoftoi so OXA. Qëllimi është që të promovohet mbrojtja e mjedisit jetësor përmes nxitjes së eko kopshteve që të zhvillojnë dhe zbatojnë projekte praktike ekologjike në temat: energji, ujë, menaxhim me mbeturina dhe ajri i pastër, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Të drejtë pjesëmarrjeje në këtë program kanë eko kopshtet, të cilët janë shpërblyer me statusin për flamur të gjelbër në vitin shkollor 2014/2016 ose 2016/2017 me dërgimin e një propozim-projekti i cili do të përpunojë një nga temat e ofruara.
Propozim-projektet dërgohen vetëm përmes mesazhit elektronik në eko-mreza@mon.gov.mk më së voni deri më 3 mars 2017. Projektet do të fitojnë mbështetje financiare nga 1 mijë euro, 700 dhe 500 euro.
Ky projekt realizohet me mbështetje të Delegacionit të BE-së me flamur të gjelbër dhe është pjesë e fushatës ‘BE për TY. /Telegrafi/