Granit Xhaka edhe gjatë një interviste për UEFA-n, nuk ka mundur t’i ikë pyetjes për përballjen me Taulant Xhakën, në ndeshjen Shqipëri – Zvicër.
Dy vëllezërit Xhaka që kanë zgjedhur të përfaqësojnë shtete të ndryshme, do të jenë kundërshtarë në ndeshjen Shqipëri – Zvicër që më 10 qershor luhet në Lens, shkruan Indeksonline.
Në pyetjen se cili do të mbështetet nga prindërit në këtë ndeshje, Xhaka ka dhënë këtë përgjigje.
“Ata do të jenë të dy në stadium. Kë do të mbështesin? Për fatin e mirë, prindërit e mi kanë nga dy duar – pesë gishta për Zvicrën, pesë gishta për Shqipërinë”, ka deklaruar Granit Xhaka.