Spektakli i së martës në kuadër të Big Brother VIP ka ngjallur diskutime të shumta te banorët.
Në studio ka qenë prezent edhe ish-futbollisti me prejardhje nga Gjakova, Granit Cana, si i eliminuari i mbrëmjes të së premtes.
Ky i fundit ka folur mbi arsyet që mund të kenë çuar në eliminimin e tij si dhe lojës së shumëpërfolur me këngëtaren Fifi.
Për këtë të fundit është shprehur se ka marrë kritika për shkak se ka zgjedhur t’i jetë afër në momentet e vështira të gjendjes emocionale.
“Graniti është kritikuar, por ai zgjodhi t’i qëndronte afër një personi që ka deklaruar aty brenda se në të kaluarën ka pasur probleme shëndetësore mentale, ku edhe e kemi parë që asaj i ka dalur gjak nga hundët dhe goja”, ka thënë ndër të tjerash Graniti përgjatë emisionit.
Në momentin që prezantuesja ka bërë lidhjen e saj direkte me shtëpinë, Graniti ka shfrytëzuar rastin që t’i përshëndesë banorët dhe në veçanti miken e tij, Fifin. /Telegrafi/