Telegrafi

“Graniti ishte lojtar kyç”, Arteta tregon a mundet Havertz ta mbush boshllëkun e Xhakës te Arsenali

Gjatë konferencës së tij të fundit për shtyp, Mikel Arteta diskutoi mundësinë që Kai Havertz të zëvendësojë përfundimisht Granit Xhakën në mesfushë.

Largimi i Xhakës nga Emirates drejt Bayer Leverkusenit këtë verë ka rezultuar jo pozitiv për ekipin e Mikel Artetës, i cili është munduar ta zëvendësoj me Havertz, por nuk ia ka dalur deri tani.

Për zëvendësimin e mesfushorit shqiptar ka folur tashmë trajneri i Arsenalit, i cili e ka cilësuar Xhakën si lojtar kyç të ekipit sa ishte pjesë e londinezëve.

Lexo po ashtu Legjenda e Arsenalit thotë se ylli i Topçinjve po vuan që nga largimi i Granit Xhakës: Nuk është më i njëjti

“Graniti ishte një lojtar kyç; ai luajti pothuajse çdo ndeshje për ne”, ka thënë fillimisht Arteta për gazetarët.

“Ne e dimë se do të duhet pak kohë – ashtu siç iu desh Xhakës ca kohë, veçanërisht kur unë ndryshova rolin e tij”.

“Kishte shumë pyetje në lidhje me të, dhe më pas ai evoluoi në një mënyrë të shkëlqyer, dhe këtu do të ndodhë e njëjta gjë”, përfundoi spanjolli.

Havertz ka luftuar për të shkëlqyer në Arsenal pavarësisht se ka arritur në një transferim të madh parash. /Telegrafi/