Granit Xhaka e ka pranuar se Shqipëria ka një kombëtare të fortë që ka mposhtur skuadra të mëdha.
Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur për përballjen kundër Shqipërisë në Euro 2016, ku e ka pranuar se ata kanë një skuadër të paparashikueshme.
Ai po ashtu tha se futbollistet shqiptarë do t’i kontrollojnë emocionet në këtë ndeshje, pasi tashmë kanë luajtur dy herë kundër Shqipërisë.
“Për ne nuk do të jetë e vështirë t’i kontrollojmë emocionet pasi jemi përballur me Shqipërinë dy herë në ndeshje të rëndësishme”.
“Shqipëria mund të jetë një kundërshtar i paparashikueshëm. Kanë mposhtur ekipe të mëdha kohëve të fundit si Francën e Portugalinë. Janë ekip për t’u respektuar”, tha Xhaka për portalin zviceran, Watson.ch.