Telegrafi

Graniti dhe Leonita ndajnë me fansat çastet e tyre të ëmbla së bashku (Foto)

Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita Lekaj jo pak herë bëhen temë e medieve rozë.

Dyshja janë shumë të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, teksa është Leonita ajo e cila gjendet në çdo hap pranë më të dashurit të saj.

Lexo po ashtu Granit Xhaka dhe Leonita kërcejnë me muzikë shqipe gjatë udhëtimit me veturë (Video)

Së fundmi, Lekaj ka publikuar disa imazhe të veçanta ku shfaqet nën shoqërinë e Granitit.

Ajo në InstaStory ka publikuar disa nga momentet e tyre të ëmbla së bashku, nën efektet emotive të rrjetit social Instagram.

Granit Xhaka dhe Leonita ndajnë me fansat momentet e tyre të ëmbla në Instagram

Graniti duket shumë i lumtur pranë Leonitës, teksa nuk nguron t’i dhurojë asaj përqafime në çdo moment.

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë gjatë muajve të nxehtë të këtij viti. /Telegrafi/