Granit Xhaka shprehet i lumtur që debutoi në Premierligë me Arsenalin, edhe pse në takimin e parë pësoi 4:3 nga Liverpooli.
Xhaka u inkuadrua në minutën e 67-të duke zëvendësuar Elnenyn. Pas 20 minutash lojë ai u ndëshkua me karton të verdhë në debutim. Pas ndeshjes ai ka shkruar se “Topçinjtë” do të vazhdojnë të luftojnë akoma, ndërsa debutimin e ka quajtur ëndërr të realizuar.
“Një ëndërr e bërë realitet… Do të vazhdojmë të luftojmë”, ka shkruar ai në “Facebook”. Xhaka nuk kishte notë të mirë në këtë ndeshje, por ai u inkuadrua vonë, derisa tifozët ishin të habitur se pse nuk nisi ndeshjen nga fillimi.
Mesfushori shqiptar bëri katër ndërhyrje për 25 minuta, duke treguar shpirtin e tij luftarak. Ai u transferua për 45 milionë euro nga Borussia Moenchengladbach.