Granit Xhaka ka ndarë dhimbjen në këto momente të vështira me Shqipërinë.
Mesfushori i Arsenalit ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram me një foto nga tërmeti që ka goditur vendin tonë.
Xhaka ka shkruar në rrjetin social duke shprehur dhimbjen për këtë fatkeqësi natyrore që na ka goditur.
“Zoti e ndihmoftë popullin shqiptar”, ka shkruar mesfushori shqiptar.
Shqipëria ka disa javë që po goditet nga tërmete të vogla, por ky që ndodhi sot ka lënë pasoja të mëdha, pasi ka viktima, qindra persona të lëndua dhe dëme materiale. /Telegrafi/