Site icon Telegrafi

Granit Xhaka tregon se në cilin qytet shqiptar do t’i kalojë pushimet (Foto)

Futbollisti i njohur Granit Xhaka ka përmbyllur një sezonë të suksesshme në Ligën Premier, i cili ka qenë i pari për të në karrierën e tij.

Pas përfundimit të sezonit, Xhaka nuk ka hezituar të ndajë me fansat e tij edhe planet për këtë verë.

Lexo po ashtu Xhaka e Shaqiri shënojnë gola të bukur për Zvicrën (Video)

Në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Blick”, ai ka treguar se verën mendon ta kalojë në dy vende.

“Fillimisht do të shkoj me të fejuarën në Miami dhe më pas në Prishtinë. Më 8 korrik do të filloj stërvitjen me Arsenalin”, është shprehur Xhaka.

Granit Xhaka me të fejuarën e tij, Leonita Lekaj

Mesa duket kryeqyteti kosovar do të jetë një nga destinacionet, ku fansat do të kenë mundësinë ta shohin Xhakën këtë verë për disa ditë.

Ndryshe nga ai, Xherdan Shaqiri ka deklaruar se verën e 2017-tës mendon ta kalojë të tërën në Zvicër. /Telegrafi/

Exit mobile version