Arsenal do të mundohet t’u rikthehet fitoreve në Ligën Premier.
Londinezët do të mirëpresin para shikuesve të vetë në stadiumin The Emirates skuadrën Crystal Palace.
Granit Xhaka ka treguar se janë stërvitur mirë për ndeshjen e nesërme dhe se do të jap çdo gjë për fitoren.
“Të stërvitur dhe përgatitur mirë për ndeshjen e nesërme kundër Palace. Do të jap gjithçka për fitore”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Xhaka.
Theksojmë se Gunners në pesë takimet e fundit kanë shënuar një fitore, tre barazime dhe një humbje.
Arsenali zë pozitën gjashtë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 39 pikë.
Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani ka pasur 55 paraqitje për Topçinjtë dhe ka shënuar tre gola. /Telegrafi/